“Dridhet” klubi i Arbërisë – dorëhiqet e gjithë kryesia

Klubi Futbollistik “Arbëria” nga Dobraja ka mbetur pa drejtuesit e klubit të cilët kanë dhënë dorëheqje krejtësisht të papritur.

Ky informacion është publikuar nga faqja zyrtare e klubit nga Lipjani dhe vjen si pasojë e paknaqësive të disa banorëve të fshatit Dobrajë.

Më poshtë njoftimi i klubit të sapo inkuadruar në Superligë.

“Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së KF Arbëria me daten 14.06.2020, ditë e diele ,njoftojmë të gjithë qytetarët e Dobrajes së Madhe se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te ky vendim si vijon:

Se Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatoret ka marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet si:
President Z.Jahir Krasniqi, Kryetar Z.Hysni Bytyqi, Drejtor Z.Jakup Bahtiri, Nenkryetar Z.Labinot Gashi, Sekretar Z.Alban Bublica dhe antaret e kryesisë tjerë si: Faton Krasniqi, Besnik Mukulani dhe Ramadan Nuredini.Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit.

E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *