Fenerbahce ka arritur ta mposhtë skuadrën e Kayserisporit me një rikthim 2-1
Klubi turk ka publikuar notat e lojtarëve të takimit e ku futbollisti Luis Gustavo është shpallur lojtari I ndeshjes duke u vlerësuar me notën 8.1 pasi që shënoi një super gol për tia dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Ndërsa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi që shënoi golin e barazimit duke u aktivizuar nga pankina u vlerësua me notën 7.3.
Fenerbahce me këtë fitore arriti ti grumbulloj 43 pikë duke u pozicionuar në vendin e shtatë.