Trajneri i Flamurtarit pasi i mori një pikë Ballkanit: Patëm fat

Kanë përfunduar ndeshjet e para të xhiros së 24 të Superligës së futbollit në kryeqytet dhe në Klinë.

Flamurtari ka arritur t’a ndal Ballkanin e Ismet Munishit në Prishtinë dhe ka arritur t’a marr një pikë shumë të rëndësishme ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.

Trajneri i ‘kuqezinjëve’ Sunaj Keçi e ka komentuar ndeshjen ndaj Ballkanit pas përballjes.

“Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm dhe nuk qëndron rastësisht në krye te tabelës, ka shumë lojtarë kualitativ. Ne luftuan shumë por edhe kishim fat, pasi ata qëlluan shtyllën. Gjithsesi, duhet pranuar dallimin e skuadrave që luftojnë për titull dhe ato për ekzistencë. Nuk kishte shumë raste por nuk guxojmë të luajmë kaq hapur ndaj një skuadre për titull, pasi shumë lehtë kemi mundur të dënohemi por kishim fat” ka thënë Keçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *