Futboll në kohën e koronavirusit. Po, sepse ajo që do të rifillojë sonte në Itali do të jetë një sport ndryshe nga ai që ishim mësuar ta shihnim vetëm disa muaj më parë.
Dhe jo vetëm sepse stadiumet do të jenë bosh. “Dyert e mbyllura”, megjithatë, janë një sanksion jo shumë i rrallë për arsye disiplinore.
Përkundrazi, rregulla dhe masa të reja janë marrë për të zvogëluar kontaktet ose grumbullimet e rrezikshme.
Edhe pse risia më thelbësore është prezantuar për zëvendësimin e lojtarëve, të cilët, duke luajtur çdo tri ditë dhe në nxehtësinë e verës, do të harxhojnë më shumë energji dhe do të jenë më të ekspozuar karshi lëndimeve.
Prandaj është shtuar numri i zëvendësimeve nga 3 në 5. Nëse 5 zëvendësimet do të aplikohen në të gjithë Europën, ose pothuajse, vetëm Italia ka zgjedhur të eliminojë kohën shtesë nga dy gjysmëfinalet dhe nga finalja e Kupës së Italisë.
Nëse rezultati është akoma në ekuilibër për 90 minuta, atëherë do të kalohet menjëherë në goditjen e penalltive.
Pra, lojtarët do të kursejnë edhe 30 minuta përpjekje shtesë.
Një kursim i dobishëm energjish në funksion të kompeticioneve të tjera. Gjatë shënimit të golave është e ndaluar festa me përqafim mes lojtarëve.
Po kështu, futbollistët që pështyjnë gjatë lojës do të ndëshkohen me kartonë të verdhë, masë parandaluese kjo ndaj përhapjes së Covid-19.
Edhe para startit të lojës, skuadrat nuk do t’ia japin dorën njëra-tjetrës, duke evituar këtë kontakt fizik, edhe pse gjatë ndeshjes do të ketë dyluftime pa fund.