Xherdan Shaqiri i dërgon mesazh të fortë trajnerit serb: Nuk jam këtu për të ngrohur stolin!

Xherdan Shaqiri ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me situatën në të cilën po gjendet te Baseli, pasi u la në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Grasshoppersit.

Kapiteni i skuadrës zvicerane u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të dhe vetëm tri minuta më vonë arriti të realizonte gol, duke i dhënë përkohësisht epërsinë Baselit.

Megjithatë, goli i yllit shqiptar nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi Grasshoppersi arriti ta përmbyste rezultatin dhe të fitonte me shifrat 2-1. Heroi i vendasve ishte shqiptari tjetër Nikolas Muci, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 93-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, Shaqiri nuk e fshehu aspak frustrimin për faktin që nuk po aktivizohet si titullar, duke bërë të qartë se nuk është mësuar me një rol të tillë.

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur kur nuk luaj. Për aq kohë sa jam te Baseli, dua të luaj në çdo ndeshje. Nuk vij në stërvitje për të qëndruar në stol”, deklaroi 35-vjeçari për televizionin zviceran SRF.

Situata te Baseli është komplikuar edhe më shumë në javët e fundit, pasi skuadra ka regjistruar vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit serb Slavisa Jokanovic.

Baseli aktualisht renditet në vendin e tetë në tabelë, me 15 pikë pas 15 ndeshjeve, ndërsa rezultatet e dobëta kanë shtuar presionin mbi skuadrën zvicerane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *