Lutfi Dalipi i thotë po Kosovës, mesfushori nga Lugina e Preshevës i bashkohet Kombëtares

Një tjetër futbollist i talentuar ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.

Mesfushori Lutfi Dalipi, me origjinë nga Lugina e Preshevës, ka zgjedhur Kombëtaren e Kosovës, ndërsa sonte është pritur në aeroportin “Adem Jashari”.

Dalipi po kalon një sezon të mirë te Vaduz, ku aktivizohet si i huazuar nga Young Boys, ndërsa ardhja e tij shihet si një përforcim dhe investim për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.

Vendimi i Dalipit për të zgjedhur Kosovën i shton një tjetër emër të ri listës së futbollistëve që kanë vendosur ta përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *