Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë.
Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku nga ora 14:00 do të zhvillohet derbi ndërmjet Ballkanit dhe Dritës.
Të dy këto skuadra nuk e kanë nisur mirë këtë edicion. Derisa Ballkani renditet i katërti me 13 pikë, Drita është e pesta me 11 sosh.
Dueli tjetër interesant zhvillohet nga ora 18:00 ndërmjet Gjilanit dje Drenicës, dy skuadra që renditen ne pjesën e poshtme të tabelës.
Gjilani ka 11 pikë në vendin e gjashtë ndërsa Drenica është e shtata me 10 pikë.
Lider i Superligës është Malisheva me 11 pikë, e ndjekur nga Prishtina me po aq pikë në vendin e dytë.