Dardanet sfidojnë sot Kroacinë në “Fadil Vokrri”, hyrja falas për tifozët

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të përballet sot me Kroacinë në një ndeshje të rëndësishme që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Dardanet kanë përmbyllur përgatitjet për këtë sfidë me seancën e fundit stërvitore, ku përzgjedhësi Sami Sermaxhaj është fokusuar në detajet taktike dhe përgatitjen sa më të mirë të ekipit për takimin ndaj kroateve.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, atmosfera në ekip është pozitive dhe futbollistet janë të motivuara për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të përfaqësuar me krenari ngjyrat e Kosovës.

Ndeshja Kosovë – Kroaci nis nga ora 19:00, ndërsa hyrja për tifozët është falas. Federata ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga tribunat, duke e cilësuar praninë e tifozëve si një shtysë të rëndësishme për ekipin në këtë përballje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *