Incidenti i fundit në stadiumin e Benficas ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare, pas akuzave për ofendime raciste ndaj Viniciusit Junior gjatë ndeshjes me Real Madridin.
Sipas raportimeve, braziliani është ndjerë i lënduar nga mënyra se si trajneri i Benficas, Jose Mourinho, e menaxhoi situatën.
Tekniku portugez nuk pranoi publikisht fajin e lojtarit të tij, Gianluca Prestianni dhe madje kritikoi festimin e Viniciusit pas golit.
Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i zemëruar me Mourinhon, duke e konsideruar qëndrimin e tij si të papërshtatshëm përballë një çështjeje kaq serioze.