Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës kërkojnë të lënë shenjë në Ligën e Konferencës

Nga Gjilani në skenën evropiane – Drita pret Celjen sonte (e enjte) në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës me synimin për rezultat pozitiv dhe vazhdim të ëndrrës kontinentale.

Sonte me fillim nga ora 21:00, Drita zbret sërish në skenën evropiane, teksa përballet me Celje në kuadër të Liga e Konferencës. Një ndeshje me peshë të madhe për kampionët e Kosovës, që synojnë të shfrytëzojnë përkrahjen e tifozëve dhe terrenin vendas “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga Gjilani hyn në këtë duel me moral të lartë dhe me bindjen se mund të rivalizojë denjësisht kundërshtarin slloven, i cili vjen me përvojë më të madhe në arenën evropiane. Megjithatë, Drita ka treguar se di të jetë e fortë në shtëpi dhe se ndeshjet e tilla i luan me disiplinë dhe karakter.

Trajneri dhe stafi teknik kanë insistuar në kujdes maksimal në fazën mbrojtëse, por pa hequr dorë nga loja sulmuese që e ka karakterizuar ekipin në edicionet e fundit. Çdo detaj pritet të ketë rëndësi në një duel ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë.

Nga ana tjetër, Celje shihet si një skuadër e organizuar dhe e rrezikshme në kundërsulme, çka e bën përballjen edhe më sfiduese për Dritën. Prandaj, balanca mes rrezikut dhe sigurisë do të jetë çelësi i kësaj ndeshjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *