I jashtëzakonshëm, Arbër Hoxha shënon në derbin e Kroacisë, festë e madhe tek Dinamo

Ka përfunduar në barazimin “dramatik” 1 – 1 kryesndeshja e javës së 16-të mes Dinamo Zagreb dhe Hajduk Spilt mes 14 kartonë të verdhë. Goli i sulmuesit shqiptar Arbër Hoxha në minutën e 102 ka bërë që kryeqytetasit të shpërthejnë në festë.

Pikërisht finalizimi i anësorit të Kombëtares i mundëson Dimamos mbrojtjen e kreut në kampionatin kroat edhe pas kësaj jave me 32 pikë, 1 më tepër karshi Hajdukut, teksa 27-vjeçari u vlerësua “Lojtari i Ndeshjes”.

Hoxha e nisi ndeshjen si titullar, pavarëssht dëmtimit që mori në takimin e datës 1 dhjetor kundër Goricës, duke treguar formë të mirë fizike.

https://x.com/sportnet_hr/status/1997345703639536041?s=46

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *