Humbja nga Kosova fatale, Kek largohet nga pozita e përzgjedhësit të Sllovenisë

Matjaz Kek nuk do të jetë më përzgjedhës i Sllovenisë në futboll.

Kjo u bë e ditur nga vet Federata e Futbollit e Sllovenisë.

Kontrata e Kek skadoi më 30 nëntor, ndërsa sot u bë e ditur se më mbarimin e kontratës ka mbaruar edhe bashkëpunimi i Kek me kombëtaren sllovene.

Sllovenia e mbylli ciklin kualifikues në vendin e tretë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Humbja nga Kosova në Lubjanë ishte fatale për Slloveninë dhe përzgjedhësin Kek, duke i humbur gjasat për play-off,

Kosova ishte shkaktar edhe i largimit të një përzgjedhësi tjetër.

Bëhet fjalë për John Dahl Tomasson, i cili u shkarkua nga pozita e përzgjedhësit të Suedisë, pas dy humbjeve të pësuara nga “Dardanët”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *