Tashmë është e qartë, gjysmëfinalja mes Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet në stadiumin “Narodwy” të Varshavës.
Një stadium i cili ka një kapacitet prej 59 mijë vendesh dhe për rëndësinë që ka kjo sfidë pritet të jetë i mbushur plot.
Ndërkohë sipas rregullores së UEFA-s për tifozerinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten afro 3 mijë tifozë.
Natyrisht, ky numër pritet të rritet, sepse tifozët shqiptarë synojnë të blejnë bileta edhe në sektorët e tjerë të stadiumit.