Presidenti i FFK-së takon futbollistët e Gjeneratës së artë të FC Prishtina

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka takuar sot futbollistët e gjeneratës së artë të FC Prishtina.

Ai ka thënë se fjala e tyre duhet të dëgjohet dhe respektohet.

“Gjenerata e artë nuk është thjesht një emër, është trashëgimi e pasur e futbollit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin dhe emocionin e madh t’i pres në takim gjeneratën e artë të FC Prishtina.

Ata erdhën për të festuar bashkë suksesin e Kombëtares dhe plasmanin në “Play-Off” të Botërorit.

Këto legjenda janë historia jonë. Janë ata që kanë sakrifikuar, kanë luftuar dhe kanë mbajtur gjallë frymën e futbollit kur ishte më së vështiri.

Me zemër, me pasion dhe me dinjitet, ata e kanë ngritur këtë sport aty ku është sot.

T’i kem pranë, t’i dëgjoj fjalët e tyre plot kujtime e dashuri, ishte pa dyshim ndjenjë e veçantë.

Gjenerata e artë nuk është thjesht një emër, është trashëgimi e pasur e futbollit tonë. Dhe sot më kujtuan edhe një herë pse duhet të punojmë çdo ditë me përkushtim për futbollin tonë.

Faleminderit për vizitën, për përkrahjen dhe për gjithçka keni dhënë për fanellën, qytetin dhe vendin tonë ndër dekada.

Respekt i përjetshëm për ju! ????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *