Chelsea e deklason Barcelonën në Champions League

Chelsea e ka demoluar Barcelonën në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Londinezët ishin më të mirë në 45 minutat e para, kur në minutën e 24-të realizuan me argjentinasin Enzo Fernandez.

Megjithatë goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Vetëm tre minuta më vonë, Marc Cucurella u fut bukur në zonë dhe e dërgoi topin ku nga një tollovi Jules Kounde shënoi autogol për epërsinë e londinezëve 1-0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Barcelona mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Me epërsinë minimale të Chelseat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.

Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për Chelsean, kur talenti i madh brazilian Estevao realizoi për 2-0 në minutën e 55-të pas një asistimi nga Reece James.

Ndërkohë në minutën e 73-të, londinezët i dhanë nokautin Barcelonës, ku Liam Delap realizoi një gol nga afërsia pas asistimit nga Enzo Fernandez.

Deri në fund më gola nuk pati dhe tre pikët mbetën në Stamford Bridges, me Chelsean që ngritet në pozitën e katërt me 10 pikë, derisa Barcelona bie në pozitën e 15-të me vetëm shtatë pikë pas katër xhirove.

Në xhiron e ardhshme në Ligën e Kampionëve, Chelsea do të takohet me Atalantën në udhëtim, derisa Barcelona do të kërkoj këndelljen ndaj Eintracht Frankfurtit në Camp Nou.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *