Gjilani dhe Ferizaj kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje shumë dramatike.
Vetëm pas 22 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi me autor Senad Jarovic që shënoi nga afërsia pas asistimit nga Edi Basa.
Në minutën e fundit të kohës shtesë, Qlirim Avdulli asiistoi bukur te Jakup Berisha i cili realizoi një gol edhe më të bukur për 1-1.
Me rezultatin baras 1-1 u mbyllën 45 minutat e para.
Kur kaluan një orë lojë, Gjilani riktheu epërsinë me Senad Jarovic i cili shënoi me kokë për 2-1.
Por fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik. Jakup Berisha shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 2-2.
Megjithatë goli u anulua nga VAR dhe gjyqtari akordoi penallti pasi paraprakisht kishte faul brenda zonës.
Gjithsesi Berisha u tregua i saktë edhe nga pika e bardhë duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-2.
Kësisoj dy ekipet u ndanë në paqe dhe morën nga një pikë. Gjilani mbetet në pozitën e tetë me 16 pikë, derisa Ferizaj është një pozitë më poshtë me një pikë më pak.