Rikthehet Superliga e Kosovës – sot zhvillohen dy ndeshje

Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) në aksion, ku këtë fundjavë do të zhvillohet xhiro e 14-të e kampionatit.

Pas pauzës me kombëtare, elita e futbollit rikthehet aty ku mbeti në gjysmë, me luftën interesante në të gjitha frontet – që nga kreu i tabelës deri tek shmangia e pozicioneve të fundit të tabelës.

Me fillim nga ora 13:00, ekipi i sapopromovuar në elitë Prishtina e Re, do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi Dritës.

Vlen të theksohet se Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Prishtinës, pasi FFK-ja kishte marrë vendim për shtyerjen e saj shkaku i pjesëmarrjes së gjilanasve në garat evropiane.

Sfida e dytë që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme është ajo mes Prishtinës dhe Malishevës.

Këto dy skuadra do të takohen në ‘Fadil Vokrri’ dhe pas takimit të fundit mes tyre në ‘Liman Gegaj’ ku triumfuan kryeqytetasit me rezultat 3-1, një ndeshje e tillë me gola pritet edhe kësaj here.

Kjo ndeshje pritet të nis me fillim nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *