Televizioni Publik i Polonisë i kushton shkrim të veçantë Kosovës

Televizioni Publik i Polonisë i ka kushtuar një shkrim analizues Kombëtares së Kosovës.

‘Dardanët’ janë një kundërshtar i mundshëm për Poloninë në gjysmëfinale të ‘Play-off’-it të Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic.

Polakët po e respektojnë maksimalisht Kosovën, madje e kanë veçuar si shumë të merituar suksesin e arritur.

“Ekipi më i ri kombëtar i anëtarësuar në UEFA dhe i vetmi ekip evropian që Polonia nuk ka luajtur ende. Kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në fazën eliminuese, por e merituan plotësisht. E udhëhequr nga gjermani Franco Foda, Kosova mundi dy herë Suedinë, siguroi një fitore vendimtare 2-0 ndaj Sllovenisë dhe, për fat të mirë, barazoi 1-1 me Zvicrën. Edhe pse janë pjesëmarrësit me renditjen më të ulët në renditjen e FIFA-s, ata në asnjë mënyrë nuk janë të destinuar të dështojnë“, thuhet në shkrimin e publikuar nga ky TVP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *