Asllani në radar të gjigantit italian

Fisnik Asllani është i destinuar të arrijë majat e futbollit.

23-vjeçari, shpeshherë ka qenë vendimtar për Hoffenheimin dhe po ashtu për Kosovën, ku e tregoi këtë edhe mbrëmë ndaj Sllovenisë.

Pas interesimeve nga gjigantë si Bayerni dhe Barcelona, për të ka ardhur një interesim nga Italia.

Sipas “Calciomercato”, është Roma ajo e cila ka vendosur në shënjestër sulmuesin kosovar, me “Giallorosët” që e shohin atë si një yll të së ardhmes.

Asllani, këtë sezon për Hoffenheimin ka shënuar 6 gola në 22 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *