Feronikeli mbetet lider i Ligës së Parë, 2 Korriku, Istogu dhe KEK-u marrin fitore të rëndësishme

Kanë përfunduar takimet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ku Feronikeli vazhdon të mbajë kryesimin e tabelës.

Skuadra e Feronikelit mposhti Ramiz Sadikun 1-0 dhe ruan vendin e parë me 36 pikë.

2 Korriku fitoi 2-0 ndaj Trepçës së Mitrovicës, Istogu mposhti Prizrenin në shtëpi, ndërsa KEK-u siguroi tre pikë të rëndësishme përballë Besës së Pejës.

Pas këtyre rezultateve, Feronikeli vazhdon të kryesojë renditjen, e ndjekur nga Vushtrria, Dinamo e Ferizajit dhe Vëllaznimi, të gjitha me nga 34 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *