“Ngritja historike e Kosovës, tash ata janë në prag të debutimit në Botëror”, FIFA e lartëson Kosovën

Kombëtarja shënon progres historik pas rezultateve të shkëlqyera në kualifikimet për Botërorin 2026.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë një hap të madh në skenën ndërkombëtare të futbollit, duke arritur vendin e 84-të në renditjen më të fundit, publikon në rrjetin social Instagram faqja zyrtare e FIFA-s.

Që nga viti 2016, kur Kosova ishte në pozitën e 190-të e deri më sot kur kombëtarja gjindet në pozitën e 84-të, futbolli kosovar ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme dhe ky rezultat pritet të shpërblehet me kualifikim në “playoff-in” e Kupës së Botës ku Kosova është më afër se kurrë.

Ndeshja vendimtare do të luhet më 15 nëntor kundër Sllovenisë.

https://www.instagram.com/p/DRB_PYciCNB/?igsh=cDlxeGttemU0dHhq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *