Dijon Kameri pritet të jetë ardhja e re te Kosova

Ish-futbollisti i Salzburgut dhe anëtari i Kombëtares U21 të Austrisë, Dijon Kameri, mund të ndërrojë kombëtaren dhe të zgjedhë të luajë për Kosovën, nën drejtimin e Franco Fodës, ish-trajnerit të Austrisë dhe aktualisht përzgjedhës i “Dardanëve”, shkruan portali austriak Laola1.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili së fundmi luajti më 10 tetor në barazimin 1:1 të Austrisë U21 ndaj Danimarkës dhe që aktualisht luan te skuadra polake, Cracovia, ka lënë të hapur mundësinë për të përfaqësuar vendin e origjinës së prindërve të tij.

“E dua Kosovën, vendin e prindërve të mi dhe po, jam në kontakt me Franco Fodën. Kur e dëgjoj himnin ose shoh flamurin e Kosovës ndjej diçka të veçantë”, ka deklaruar Kameri, duke lënë të kuptohet se një thirrje nga Kosova mund ta bindë të ndryshojë fanellën e kombëtares.

Kjo do të ishte një fitore e madhe për futbollin kosovar, pasi Kameri konsiderohet njëri nga mesfushorët më premtues në Austri dhe ka përvojë në ndeshjet evropiane me Red Bull Salzburg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *