Xhiro e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në fundjavë, ku katër ndeshje janë në program për t’u luajtur.
Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, derisa ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës është shtyrë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e xhiros së 13-të, ku ndeshja hapëse e kësaj xhiro luhet në Skenderaj, me Drenicën që pret Ballkanin nga ora 13:00.
Po të njëjtën ditë luhet sfida edhe mes Llapit dhe Prishtinës së Re në Podujevë.
Të dielën në program janë edhe dy sfida të tjera, me Ferizajn që pret Dukagjinin derisa Malisheva takohet me Gjilanin.
Të gjitha katër sfidat e xhiros së 13-të zhvillohen nga ora 13:00.
