Vashat “Dardane” sot luajnë ndeshjen e parë të play-offit ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave sot luajnë ndeshjen e parë të play-offit të UEFA Nations League ndaj Turqisë.

Nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë – vashat “Dardane” kërkojnë mbështetjen e tifozëve pasi përballen me Turqinë

Kosova luan dy ndeshje ndaj Turqisë në play-offin për mbetje në Ligën C apo ngritje në Ligën B.

Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, foli për pikat e forta të kundërshtarit dhe për përgatitjet që Kosova ka bërë gjatë këtyre ditëve:

“Me Turqinë kemi luajtur në vitin 2019, ishte edhe ndeshja ime e parë zyrtare për Kosovën. Janë pothuajse të njëjtat lojtare nga ajo kohë. Ne kemi disa vajza që luajnë në ligën turke, i njohim mirë kundërshtaret. E dimë që janë të forta në duele dhe kanë kundërsulme të shpejta, por besoj se jemi përgatitur mirë për këtë përballje”, tha Mehmeti.

Futbollistet e Kombëtares së Kosovës i kanë bërë thirrje tifozëve “Dardanët” që t’i mbështesin sa më masivisht në ndeshjen e nesërme, pasi, siç theksojnë ato, prania dhe përkrahja e tifozëve janë gjithmonë një shtytje e madhe drejt rezultateve pozitive.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe hyrja për të gjithë tifozët është falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *