Gazetarja në siklet, i griset fustani para legjendave të futbollit (Pamje)

Prezantuesja e njohur e sportit, Kate Scott, pësoi një problem me fustanin e saj, ndërsa po zhvillonte emisionin e saj të Ligës së Kampionëve në CBS Sports.

Gjatë emisionit gjërat morën një kthesë qesharake, kur asaj iu desh të reagonte shpejt për të parandaluar një ‘aksident’ të sikletshëm në transmetim, përcjell GazetaBlic Sport.

Ajo po zgjatej përtej tavolinës për t’i zgjatur dorën analistit të ftuar, ish-futbollistin amerikan Clint Dempsey, kur fustani i saj u gris.

Prezantuesja u ul shpejt dhe e vuri dorën mbi fustan. Pasi i hodhi një vështrim kamerës, Scott ua rrëfeu situatën bashkëprezantuesve të saj, të cilët shpërthyen në të qeshura.

Thierry Henry , Jamie Carragher dhe veçanërisht Micah Richards nuk mundën t’i kontrollonin reagimet e tyre.

https://x.com/StokeyyG2/status/1981123172096442774

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *