Liga spanjolle e njohur si La Liga, rikthehet sot pas pezullimit përshkak të pandemisë COVID-19, që ka prekur gjithë botën me këtë rast edhe futbollin.
Në fakt sot në La Liga zhvillohet vetëm një ndeshje.Fjala është për derbin e zjarrtë lokal apo ndryshe siç njihet si derbi “andaluzian” ndërmjet Sevillas dhe Real Betisit.
Përballja do të luhet në stadiumin “Estadio Ramon Sanchez Pizjua”.
Ndërsa Barcelona dhe Real Madridi do të duhet pritur datën 13 dhe 14 qershor, ku Barcelona takohet në udhëtim me Mallorcan, ndërsa Real Madridi takohet një ditë më vonë në shtëpi me Eibarin.