Paris Saint-Germain ka shënuar një fitore të thellë ndaj Bayer Leverkusen. Gjithashtu edhe Arsenal e ka deklasuar Atletico Madrid e Inter skuadren belge Royale Union SG.
Sot janë zhvilluar nëntë ndeshje të Champions League.
Në “BayArena”, Paris Saint-Germain ka shënuar një fitore të thellë ndaj Bayer Leverkusen, me rezultat 7-2. Skuadra e Luis Enrique ka dominuar që nga fillimi, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh 4-1. Pacho e ka hapur serinë e golave, ndërsa Doue ka shënuar dy herë dhe Kvaratskhelia një herë tjetër.
Në pjesën e dytë Nuno Mendes, Dembele dhe Vitinha e kanë vulosur fitoren e thellë për kampionët në fuqi të Evropës.
Garcia ka shënuar dy gola pvr skuadrën gjermane, një në pjesë të parë e një tjetvr në pjesë të dytë.
Në “Emirates Stadium”, Arsenal nuk la vend për surpriza, duke shkatërruar Atletico Madrid me rezultat 4-0. Pas një pjese të parë të barabartë, “Topçinjtë” kanë shpërthyer në fraksionin e dytë me golat e Gabriel, Martinelli dhe një dopietë të Viktor Gyokeres, duke marrë tri pikë të vlefshme në garën për kreun e grupit.
Fitore të thellë ka regjistruar edhe Inter, i cili ka triumfuar 4-0 në transfertë ndaj Royale Union SG në “Lotto Park”. Italianët kanë shënuar dy herë në pjesën e parë me Dumfries dhe Lautaro Martinez, ndërsa në pjesën e dytë Calhanoglu nga penalltia dhe Esposito e kanë kompletuar rezultatin bindës për “zikaltrit”.