Përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit në Emirates, u arrit një precedent.
Në seancën zyrtare stërvitore, lojtarët e Atletico Madridit u pritën nga një situatë e pazakontë. Nuk kishte ujë të ngrohtë në dhomat e zhveshjes për t’u larë pas stërvitjes.
Ekipi e përfundoi stërvitjen 15 minuta më herët dhe u kthye në hotel në mënyrë që lojtarët të mund të bënin dush.
Lojtarët e Atleticos ishin të tërbuar për situatën. Klubi spanjoll madje dërgoi një ankesë zyrtare në UEFA.
Arsenali i kërkoi falje Atletico Madridit në një letër zyrtare për shqetësimin e shkaktuar.