Messi i përgjigjet Ronaldos me het-trik, fiton Këpucën e Artë në MLS

Inter Miami ka shënuar një fitore madhështore 5-2 ndaj Nashville SC, me Lionel Messin që zhvilloi një paraqitje brilante duke realizuar hat-trick dhe duke udhëhequr ekipin drejt një triumfi të merituar.

Ylli argjentinas zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të pas një kombinimi perfekt me Jordi Albën, por Nashville arriti të përmbyste ndeshjen në fund të pjesës së parë përmes golave të Sam Surridge dhe Jacob Shaffelburg.

Në pjesën e dytë, Inter Miami reagoi fuqishëm dhe nuk lejoi befasi. Messi shënoi edhe dy herë të tjera, ndërsa Telasco Segovia dhe Baltasar Rodriguez vulosën fitoren e thellë 5-2 për skuadrën nga Florida.

Goli i parë i Messit ishte një kryevepër: pas një pasimi nga Alba në krahun e majtë, ai priti topin në mesfushë, kaloi tre kundërshtarë me driblime të jashtëzakonshme dhe finalizoi me një gjuajtje të saktë në cepin e portës.
Golin e dytë e realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa i treti erdhi pas një kombinimi elegant me Ian Fray.

Pas këtij suksesi, Messi u shpall fitues i Këpucës së Artë të MLS-së, duke përfunduar sezonin me 29 gola dhe 19 asistime shifra që e bëjnë atë lider absolut në kampionatin amerikan.

Ai la pas Denis Bouanga (LAFC) dhe Sam Surridge (Nashville), të cilët shënuan nga 24 gola secili.

Ky është titulli i parë i këtij lloji për një futbollist të Inter Miamit dhe gjithashtu Messi bëhet argjentinasi i parë që fiton Këpucën e Artë në MLS që nga Valentino “Taty” Castellanos në vitin 2021 me New York City FC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *