Rrahmani refuzoi oferta nga Premierliga, Serie A e Bundesliga, Napoli është gati ta shpërblejë atë

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe Kosovës, Amir Rrahmani pritet që të vazhdojë kontratën me klubin italian.

Sipas raportimit nga “CalcioNapoli24”, detajet e fundit ekonomike të kontratës janë duke u analizuar.

Në këtë raportim thuhet tutje se kontrata e Rrahmanit do të zgjatet deri më qershor të vitit 2029.

“Një kontratë afatgjate për mbrojtësin, që e konsideron Napolin si shtëpinë e tij”, shkruan mediumi në fjalë.

Ky vazhdim kontrate do të ishte edhe si shpërblim për besnikërinë e treguar nga Amir Rrahmani, pasi kapiteni i Kosovës refuzoi oferta nga klube si Tottenhami, klubet e Arabisë Saudite, klube gjermane dhe nga një klub i Italisë.

Amir Rrahmani është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ku kaloi nga Verona për 14 milionë euro.

Me Napolin, kapiteni dardan fitoi dy herë Serie A-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *