Pogba prezanton Messi-n e së ardhmes, talenti në provë tek United

 

Edhe pse është vetëm 15 vjeç, sulmuesi rus Sergei Pinyaev ka realizuar shumë gola dhe shumë të bukur.

Talenti i datëlindjes 2004 që ka rënë në sy në Chertanovo (Seria B ruse) ka debutuar me ekipet e moshave të kombëtareve, duke realizuar gola spektakolarë.

Është i shpejtë dhe përdor të dyja këmbët. Për atë flitet aq mirë, sa disa e kanë zgjedhur që tani si “Messi i ri” për klasin, talentin dhe teknikën e pastër.

Manchester United e ka vënë në shënjestër dhe rusi ka qenë për disa kohë në Manchester, ku mësuesi i tij ka qenë Paul Pogba.

Pinyaev është fëmijë sportistësh: mamaja ka fituar disa medalje në atletikë, babai është një futbollist dhe gjyshi një ish-futbollist dhe një trajner i vlerësuar në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *