Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen nga një formë në ngritje në ndeshje dhe pas fitores ndaj Letonisë synon rezultat pozitiv për të mbajtur distancën me Serbinë.
Në anën tjetër, serbët vijnë nga një humbje e thellë në shtëpi 5-0 nga Anglia dhe duan të kthehen gjithashtu te rezultatet pozitive për të qëndruar në garë për pozitën e dytë.
Ndeshja e sotme pritet të jetë e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet, por kombëtarja kuqezi ka motivin më lartë shkaku i të kaluarës dhe një rezultat pozitiv nga ky udhëtim është shumë i mundur.