Super ndeshje në xhiron e pestë në Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e pestë, xhiro ku të gjitha ndeshjet zhvillohen sot (e diel).

E padyshim që vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi ende pa fitore pret Ballkanin.

Kampioni i Kosovës, Drita pret Prishtinën e Re dhe synon që të marrë fitoren e parë të sezonit pas një starti katastrofal.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit, derisa Malisheva pret Prishtinën.

Lideri aktual i kampionatit, Dukagjini do të ketë punë në udhëtim me Drenicën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në Albi Mall Superligë zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *