Malisheva thyen Gjilanin, fitojnë edhe Dukagjini, Prishtina e Re e Ballkani

Kanë përfunduar katër ndeshjet e javës së katërt në elitën e futbollit tonë.

Malisheva ka marrë një fitore të madhe si mysafire ndaj Gjilanit me rezultat 1-3.

Mevlan Zeka shënoi golin e parë për mysafirët, ndërsa Armend Thaqi barazoi shifrat për Gjilanin. Në pjesën e dytë, Samuel Opeh dhe Altin Aliu vulosën fitoren me dy gola brenda pesë minutave, duke i dhënë Malishevës tri pikë të çmuara.

Prishtina e Re mposht Llapin

Prishtina e Re ka shënuar fitoren e dytë në Superligë, duke triumfuar 1-0 ndaj Llapit.

Toni Gomes realizoi golin vendimtar në minutën e 13-të me një goditje me kokë.

Pas kësaj fitoreje, debutuesit kanë 6 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Llapi mbetet me vetëm dy pikë.

Dukagjini i pandalshëm, mposht Ferizajn dhe merr kryesimin

Dukagjini ka shënuar fitore 2-0 ndaj Ferizajt në duelet e kësaj fundjavë.

Skuadra e Ismet Munishit e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 19-të me golin e Ilesa Zylfijit. Klinasit më pas menaxhuan lojën dhe vulosën fitoren me golin e dytë në pjesën e dytë.

Me këtë triumf, Dukagjini merr pozitën e parë në renditje, duke treguar se Klina mbetet “fortesë” për rivalët.

Ballkani fiton bindshëm ndaj Drenicës, Serebe shkëlqen me het-trik

Ndërkohë, nënkampioni i Kosovës, Ballkani, ka shënuar fitore të thellë 3-0 ndaj Drenicës.

Skuadra nga Thëranda dominoi ndeshjen, ndërsa protagonist absolut ishte Valentin Serebe. Ai kaloi Ballkanin në epërsi në fund të pjesës së parë (45+4’), dyfishoi menjëherë në fillim të së dytës (48’) dhe vulosi rezultatin me het-trikun e tij personal në kohën shtesë (90+4’).

Kjo ishte fitorja e dytë për Ballkanin në këtë edicion, duke u ngjitur në kuotën e tetë pikëve, një më pak se lideri Dukagjini. Ndërkohë, Drenica mbetet në pozitën e gjashtë me katër pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *