Tre gjigantët anglezë vazhdojnë ta ndjekin nga afër situatën e Rodrygos – opsionet në tryezën e brazilianit

Rodrygo po bëhet një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit të afatit kalimtar, me tre gjigantë të Ligës Premier – Liverpool, Arsenal dhe Manchester City – që po e ndjekin nga afër situatën e tij te Real Madridi.

Ardhja e Xabi Alonsos nuk ka ndryshuar shumë situatën e brazilianit, i cili do minuta më shumë.

Pavarësisht se klubi madrilen ka minimizuar zërat për një largim, thashethemet janë shtuar, duke sugjeruar se një seri e caktuar zhvillimesh mund të hapë garën për nënshkrimin e brazilianit.

Tri skenare të ndryshme për Ligën Premier

Liverpool mund të kthehet te Rodrygo nëse dështon pista e Alexander Isak, Arsenal e sheh atë si përforcimin e fundit të sulmit, ndërsa Man City – që ka treguar interes që më herët – mund të rishikojë një ofertë në rast se larohen Jack Grealish dhe Savinho.

Arsenali është klubi që është lidhur më shumë kohët e fundit, por përpjekjet e tyre po hasin pengesa pasi Leandro Trossard dhe Gabriel Martinelli nuk dëshirojnë të largohen. Pa shitje në këto pozita, një tjetër transferim i madh duket i vështirë për “Topçinjtë”.

Huazimi, opsion i ri në tryezë

Rodrygo deri më tani nuk ka shfaqur dëshirë për t’u larguar nga Madridi, por ditët e fundit ideja e një huazimi është bërë më e besueshme sipas disa media. Ky skenar do të mund t’i jepte Arsenalit një shans real për ta sjellë në Londër.

Nga ana tjetër, Liverpool ka mbajtur kontakte me agjentët e lojtarit që në fillim të afatit kalimtar dhe mund të veprojë nëse nuk arrin të sigurojë Isakun. Ndërkohë, Man City mund të ndryshojë qëndrim nëse Savinho shtyn për një transferim, sidomos pas përpjekjes së Tottenhamit për të blerë brazilianin javën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *