Përpara se të bëhej futbollist, Diogo Jota e përshkruante veten si një “Gamer” pasi ishte i varur nga video-loja e famshme e futbollit.
Në fakt, gjatë pandemisë ai arriti të renditej i pari në botë në “FIFA 21 FUT CHAMPIONS”.
Diogo merrte pjesë në turne profesionistësh të FIFA-s, por pothuajse gjithmonë detyrohej të tërhiqej për shkak të angazhimeve me Liverpoolin.
Pikërisht për këtë arsye, festimi i tij më ikonik pas golave ishte në pozicionin e një “Gamer-i”, me kontrollorin e padukshëm në duar.
Dhe tani, në altar, disa “Gamer”-a i lanë kontrollorët e tyre për ta nderuar atë tek varri i tij.