Pas kualifikimit të Borussia Dortmundit, tashmë dihen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.
Kualifikimet më befasuese padyshim se ishin ato të Fluminense dhe Al Hilal , të cilët eliminuan përkatësisht Interin dhe Manchester Cityn.
Ekipet braziliane dhe saudite do të përballen me Palmeiras dhe Chelsea, nga të cilat do të dalë një finalist surprizë apo më pak favorit.
Nga ana tjetër, PSG-Bayern është çerekfinalja e tretë, dhe ata do të garojnë për një vend në gjysmëfinalen e dytë.
Përballja e fundit çerekfinale do të jetë mes Real Madridit, i cili eliminoi Juventusin dhe Dortmundit, i cili mposhti ngushtë Rayados de Monterrey në fazën e 1/8-tës.
Datat dhe orari i çerekfinaleve
Pikërisht, Fluminense dhe Al Hilal, do të luajnë ndeshjen e parë çerekfinale në orën 21:00 këtë të premte, më 4 korrik 2025.
Ndërkohë, Palmeiras dhe Chelsea do të luajnë kundër njëra-tjetrës në orët e para të së shtunës apo më saktë në orën 3:00 të mëngjesit.
Ana tjetër e shortit do të vendoset të shtunën në mbrëmje, ku PSG dhe Bayern Munich do të luajnë nga ora 18:00, dhe ndeshja e fundit çerekfinale midis Real Madrid dhe Dortmund do të jetë në orën 22:00 me orën tonë lokale. /Telegrafi/