IKSHPK konfirmon edhe 29 raste me koronavirus sot, shkon në 1 mijë e 298 numri i të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste”, shkruhet në njoftim.

Ndërkaq, deri më tani në Kosovë, totali i të infektuarve me COVID-19 është 1 mijë e 298 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 10 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.479 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.298 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *