Është arritur marrëveshje për super përballjen në boks ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury.
Agjenti i njohur anglez, Eddie Hearn ka njoftuar se është arritur marrëveshja për këtë përballje.
Marrëveshja është që të luhen dy meçe, pra do të ekzistojë e drejta e revanshit.
“Ne jemi në një situatë të mirë. Në parim të dy djemtë janë pajtuar për këto përballje. Do të jenë dy meçe që do të zhvillohen,” ka thënë Hearn.
Tani në ditët në vijim pritet që të merret vesh për lokacionin dhe datën e saktë se kur do të kemi përballjen e shumëpritur ndërmjet Furyt dhe Joshuas.