Sigal Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e dytë ndaj Trepçës.
Skuadra kryeqytetase e ka mposhtur rivalin e vjetër nga Mitrovica.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 90-83.
Seria e përgjithshme mes dy skuadrave shkon tashmë në 1 me 1.
Ndeshja e radhës zhvillohet në palestrën ‘Minatori’, të shtunën me fillim nga ora 19:00.