Igli Tare drejt Milanit? Zbardhen prapaskenat e takimeve me Kuqezinjtë

Milani vazhdon kërkimin për drejtorin e ri sportiv dhe, me afrimin e verës, emri i Igli Tares del gjithnjë e më shumë në plan të parë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pas një takimi të gjatë që u zhvillua disa ditë më parë në Romë me CEO-n kuqezi, Giorgio Furlani, janë zhvilluar edhe kontakte të tjera mes palëve dhe një takim i dytë duket tashmë në horizont.

Klubi kuqezi dëshiron të reflektojë me kujdes për këtë vendim të rëndësishëm, por koha nuk premton.

Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda gjysmës së parë të muajit maj, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Në takimin e radhës mes Furlanit dhe Tares pritet të vijojë diskutimi pozitiv i nisur në Romë.

Aty mund të vijë edhe vendimi final: ose zyrtarizimi i Tares si drejtor sportiv, ose mbyllja përfundimtare e kësaj piste.

Ndërkohë, në sfond kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për përforcime të mundshme, përcjell Syri.

Me Taren në krye të merkatos, një nga përforcimet e para mund të vijë nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për Jonathan Burkardt, sulmues i ri gjerman i Mainzit, që këtë sezon ka spikatur me 16 gola dhe 3 asistime, duke tërhequr vëmendjen edhe të kombëtares gjermane.

Milan ka hyrë në një fazë vendimtare të projektit të tij të ri dhe zgjedhja e drejtuesit sportiv do të jetë hapi kyç për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *