Kosova U16 ka marrë një fitore të madhe ndaj Andorrës në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në kuadër të UEFA Development Tournament.
‘Dardanët’ triumfuan me rezultatin 2-1, duke treguar një lojë shumë të mirë edhe sot.
Unejs Mustafa realizoi dy gola, për t’i dhuruar fitoren Kosovës. Fillimisht Mustafa realizoi në minutën e 41’të, e më pas gjeti rrjetën edhe në minutën e 48’të.
Kjo është ndeshja e dytë e Kosovës U16 në këtë turne, rrjedhimisht edhe fitorja e dytë.
Në ndeshjen e kaluar, Kosova U16 fitoi me rezultatin e thellë 0-7 ndaj San Marinos.