Janë katër skuadra që tashmë kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Arsenal, PSG, Inter dhe Barcelona janë katër ekipet që tashmë do të synojnë finalen e madhe dhe trofeun e kompeticionit më të çmueshëm për klube në Europë.
Sipas rrjetit statistikor ‘Opta’, skuadra e Mikel Artetas është tashmë favorite për ta fituar këtë trofe, duke siguruar 28.7%. Në vendin e dytë është PSG-ja me 25.5%, Interi në vendin e tretë me 24%, kurse Barcelona vetëm në vendin e katërt me 21.8%.