Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi pas finales së Kupës së Mbretit, javën e ardhshme.
Po përfundon epoka e trajnerit italian tek gjiganti i madh spanjoll.
Ancelotti ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Bernabeu, por burime të shumta, raportojnë se presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit po i mbaron durimi dhe është i bindur për angazhimin e një trajneri të ri.
Ancelotti gjithashtu nuk ishte plotësisht i kënaqur me aktivitetin në merkato të Real Madridit pasi klubi nuk arriti të zëvendësojë Toni Kroos dhe Nacho dhe të dëmtuarit Eder Militao dhe Dani Carvajal.