Herolind Shala transferohet tek Partizani i Tiranës

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është transferuar tek skuadra shqiptare, Partizani.

Klubi i kryeqytetit të Shqipërisë ka njoftuar se Shala ka nënshkruar me ta deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë rinovimi edhe për një vit.

Ai së fundmi ishte pjesë e klubit norvegjez, IK Start.

Ja njoftimi i klubit:

“???????????????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????????????? ????????????????????̈ ???? ????????????????????????????????????????
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *