Katër gola, penallti dhe karton të kuq: Dukagjini e fut Llapin në ujëra të turbullta

Dukagjini ka arritur të shënojë fitore ndaj me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e Llapit, ku pas disa tentimeve erdhi edhe goli.

Zhvillohej minuta e 36-të, kur Hekuran Berisha përftoi nga një tollovi në zonë, duke shënuar për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Dukagjini bëri hap të madh drejt fitores, me Faton Nezirin i cili arriti ta mposht portieri Marjan Coric për 2-0.

Llapi u kthye në lojë pasi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Ardit Tahiri për 2-1.

Por gjërat u përkeqësuan për Llapin, kur Ahmed Januzi u ndëshkua me të kuq.

Në kohën shtesë, nga një kundërsulm i shpejtë, Dukagjini shënoi golin e tretë me Faton Nezirin, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Coric për të shënuar për 3-1.

Dukagjini tani ka 35 pikë dhe mban vendin e shtatë, ndërsa Llapi është i nënti me 30 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *