Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sërish në fushë dhe sonte do ta zhvillojë ndeshjen kthyese kundër Islandës në kuadër të playoffit të Ligës së Kombeve.
Të enjten e kaluar Dardanët triumfuan ndaj islandezëve me rezultat 2-1 me golat e realizuar nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbecaj.
Ndërsa sonte ndeshje do të zhvillohet në Murcia të Spanjës me fillim nga ora 18:00.
Në këtë ballafaqim Kosovës i mjafton edhe një barazim për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Trajneri Franco Foda ka mjaftë probleme sa i përket formacionit, pasi që përveç Edon Zhegrovës që nuk u grumbullua shkaku i lëndimit, nga grumbullimi pas ndeshjes së parë janë larguar edhe Aro Muric e Donat Rrudhani shkaku i lëndimeve, derisa Valon Berisha mungon për shkak të kartonëve.