Foda konfirmon edhe dy mungesa të tjera të Kosovës për duelin ndaj Islandës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji.

Kosova do të luajë ndaj Islandës dy ndeshje vajtje-ardhje të vlefshme për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.

Mes tjerash Foda u pyet edhe për situatën me lëndime tek ‘Dardanët’ ku sqaroi vendimin e tij për ta bërë pjesë të grumbullimit Qëndrim Zybën.

Sipas Fodës, dyshja Fisnik Asllani dhe Florent Hadërgjonaj si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar me klubet respektive, kanë mbetur të detyruar të tërhiqen nga grumbullimi.

“Fisnik Asllani dhe Florent Hadërgjonaj kanë pësuar lëndime me klubet e tyre dhe ne kemi vendosur ta ftojmë Qëndrim Zybën”, ka thënë shkurtimisht Foda.

Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars)./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *