Ballkani synon t’u kthehet fitoreve, Ferizaj pengesa e radhës për kampionët
Do të nis sot xhiro e 24 e Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, aty ku Ballkani ballafaqohet me Ferizajn.
Kampioni në fuqi tashmë ka humbur të gjitha shpresat për ta mbrojtur titullin e kampionit pas ka 13 pikë më pak se lideri i tabelës, Drita.
Ferizaj nga ana tjetër ka rigjetur formën dhe është ngritur në pozitën e pestë me 33 pikë, andaj do të synojë një rezultat pozitiv edhe sot në Suharekë.
Kjo ndeshjet zhvillohet nga ora 14:00.