Orari i xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë: Vëmendja në Podujevë dhe Suharekë

Xhiro e 23-të në Albi Mall Superligë do të fillojë ditën e premte.

Në program janë pesë ndeshje, ku një zhvillohet të premten, dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Ndeshja e parë e xhiros së 23-të zhvillohet në Ferizaj, ku Ferizaj pret Suharekën.

Të shtunën do të zhvillohen dy super derbi. Llapi në krizë të rezultateve pret Dritën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Ndërkohë ndeshje spektakolare pritet të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani takohet me Prishtinën.

Xhiro e 23-të mbyllet me dy ndeshje që luhen ditën e diel, ku Gjilani pret Feronikelin ’74, derisa Dukagjini takohet me Malishevën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *